Teknologji

Të bësh muzikë me dorashka

Një dorashkë që të jep mundësinë të krijosh mundësi me gjeste është krijuar nga një programues në Austin të Teksasit.

Pajisja punon në çdo sipërfaqe dhe në ajër, duke kthyer gjithçka që prek në një instrument.

“Unë mund të luaj muzikë në një gotë, në tavolinën time, në trupin tim, pra, çdo sipërfaqe është një mundësi. Duke e kombinuar me instrumentat e tjerë është mjaft interesante, pasi mund t’i veshësh dhe të luash instrumenta të ndryshëm, por më shumë sinjale vijnë nga dora juaj. Kështu që ju paralelisht mund të bëni dy performanca në të njëjtën kohë”, thotë Andrea Baldereschi, administrator i Remdi.

Tetë sensorë presioni janë të vendsura në gishta dhe në pëllëmbën e dorës. Doreza funksionon me pajisjen byzylyk me anë të lidhjes magnetike. Të dhënat dërgohen nëpërmjet byzylykut në një kompjuter apo telefon nëpërmjet Bluetooth.

Baldereschi thotë se synon që këtë pajisje ta përshatsë për DJ, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është duke bërë. “Prandaj dorashka është gjëja e duhur për tu treguar njerëzve se si i bën efektet dhe si ndërvepron me muzikën

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button