Teknologji

Ndërron jetë Ray Tomlinson, krijuesi i email-it

Pioneri i internetit, Ray Tomlinson, i cili vlerësohet për krijimin e email-it, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Programuesi amerikan u bë i njohur për idenë e tij për mesazhet elektronike që mund të dërgoheshin nga një rrjet në tjetrin në vitin 1971. Shpikja e tij përfshin edhe përdorimin e simbolit “@” në email adresa.

Ai dërgoi për herë të parë një mesazh elektronik, ose atë që sot njihet gjerësisht si email, në kohën kur punonte në Boston si inxhinier për kompaninë e kërkimeve “BBN Technologies”.

Gjithsesi, Tomlinson më vonë tha se nuk e mbante mend se çfarë kishte shkruar në mesazhin e parë elektronik që dërgoi. Puna e tij u vlerësua zyrtarisht në vitin 2012 kur ai hyri në atë që quhet “Internet Hall of Fame”.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tomlinson vdiq pas një sulmi në zemër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button