Te ndryshme

Trajtimet e bukurisë më të çuditshme në botë

Gjarpërinjtë, kërmijtë, plehu dhe birra…mund të bashkohen bashkë dhe mund të përdoren si trajtime bukurie. Shumë të shtrenjta, shumë të çuditshme dhe mbi të gjitha me një vlefshmëri të dyshimtë shkencore për t’u verifikuar

Banja me birrë  

Që prej dhjetë vjetësh, një birrari në Republikën Çeke ofron banja terapeutike prej 20 minutash në birrari, e distiluar me një përzierje të veçantë të burimeve të pasura me minerale për shëndetin e flokëve, lëkurës, thonjve dhe qarkullimin e gjakut. Një trajtim shumë i veçantë apo jo! Nëse nuk keni mundësi bëhuni më praktik. Mjafton që gjatë festave në pub-e të mos kufizoheni edhe me birrën nëpër trup!

Balsam me spermën e demit

Keni probleme me rënien e flokëve? Lyerja e tyre me spermën e një demi mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer. Të paktën kështu mendojnë në Santa Monica, në Kaliforni ku TheBroot, një sallon i specializuar në maskat për flokë, ofron këtë trajtim special për klientët e saj. Sperma vjen nga demat realë dhe supozohet se kjo mund të riforcojë rrënjën e flokëve dhe t’i rrisë ata më shumë. Por tani për tani nuk ka ende ndonjë studim shkencor që mund të vërtetojë këtë teori, por çmimi gjithsesi është i përballueshëm: vetëm 7 dollarë për një sasi të vogël nga ky “ilaç” çudibërës.

Masazhi me kaktus

Një ide vërtetë “shpuese”: masazhatorët e një resorti në Punta Mita në Meksikë, thonë se nuk ka asgjë më të mirë sesa një masazh me kaktus për të hidratuar lëkurën dhe për të hequr toksinat.  Këto lloj bimësh janë të pasura me ujë që duke e magazinuar në brendësi të tyre mund t’u mbijetojnë thatësirave. Por qetësohuni…përpara se gjethet e kaktusit të vendosen mbi lëkurë ato ngrohen dhe bëhen të buta, ndërsa ju hiqen edhe gjembat.

Kërmij kundër rrudhave

Jargët e kërmijve duken të shpifura, por ato kanë shumë veti të mira. Janë ilaç i çmueshëm për të hidratuar trupin dhe madje për të shëruar disa plagë. Të parët që ia ditën vlerën qenë fermerët italianë të viteve ’80: duke qenë se binin shpeshherë në kontakt me jargët e kërmijve, gërvishtjet ose prerjet e vogla mbi duar u shëroheshin më shpejt. Ndërkohë, kjo gjë shfrytëzohet edhe në ditët tona. Janë të shumtë njerëzit që e zgjedhin këtë “përbërës” si produkt bukurie e sidomos për ta përdorur kundër rrudhave.

Maskë bukurie me pleh jashtëqitjesh zogjsh

Në SPA-në e hotelit Hilton të Park Lane në Londër, klientët shpenzojnë plot 180 sterlina për një seancë prej 90 minutash të Gheisha Facial: trajtimi konsiston në aplikimin mbi fytyrë të plehut të jashtëqitjeve të zogjve. Sipas krijuesve të saj këtë trajtim duket se e bënin geishat e Japonisë së vjetër për të trajtuar fytyrën nga dëmet e shkaktuara prej trukut të rëndë. Ky lloj plehu është i pasur me guaninë, një aminoacid që është në gjendje të zbardhë fytyrën dhe ta ringjallë atë. Ndërkohë, lajm i mirë është se, përpara se të kalohet mbi fytyrë, plehu në fjalë sterilizohet dhe nuk merret nga zogjtë e çfarëdoshëm, por nga një disa lloje bilbilash që qëndrojnë në ishullin japonez, Kyushu.

Masazh me gjarpërinj

Në fermën e bimëve mishngrënëse të Ada Barak d Haifa në Izrael, të ftuarit mund të shijojnë edhe një masazh nga gjarpërinjtë, gjë që duket të jetë shumë relaksuese përveçse zbut dhimbjet e muskujve dhe të kokës. Për ta provuar mjaftojnë 80 dollarë. Shpikësit kanë deklaruar se kjo gjë nuk përbën asnjë rrezik.

Shuplakat tajlandeze

Shuplakat të ashtuquajtura “Thay slap” janë një trajtim i vërtetë bukurie. Ai parashikon aplikimin e shuplakave dhe të “zgjimit” të lëkurës me disa gjuajtje të lehta në fytyrë që shërbejnë për të pasur një pamje më të re. Tifozët e këtij trajtimi thonë se disa shuplaka janë rregull arti në bukuri, sepse ato heqin rrudhat dhe mbyllin poret. Por duket se shuplakat janë me lekë! Në San Francisco (SHBA), duket se ky lloj trajtimi është shumë në modë: vetëm 15 minuta “Thay slap” kushtojnë  350 dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button