Te ndryshme

Bota e fshehtë e bastexhinjve për zgjedhjet presidenciale

“PredictIt” është një website, ku njerëzit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke mbrojtur veten nga realiteti i këtyre zgjedhjeve presidenciale apokaliptike, duke vënë bast për kandidatët. Kur botës t’i vijë fundi, disa prej tyre do të vdesin me disa mijëra dollarë më shumë, por duke bërë shpenzime të çmendura

bastet-1Këta djem synojnë që të bëjnë një tufë me dollarë, ndërsa amerikanët po përjetojnë një makth të gjatë kombëtar. “Kjo është deri tani, puna më interesante që kam bërë në gjithë këto vite”, thotë John Aristotle Phillips, që dikur pa FBI-në t’i vinte te dera dhe t’i merrte shenjat e gishtërinjve, ndërsa po hetonim për një bombë bërthamore.
Ai tani është drejtori ekzekutiv i “PredictIt”, një website, ku njerëzit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke mbrojtur veten nga realiteti i këtyre zgjedhjeve presidenciale apokaliptike, duke vënë bast për to. Kur botës t’i vijë fundi, disa prej tyre do të vdesin me disa mijëra dollarë më shumë, por duke bërë shpenzime të çmendura.
Një pjesë nga bastexhinjtë më të dhënë të “PredictIt” e kaluan “Super të Martën” e shkuar, garën e votimeve të kandidatëve brenda partive, në barin e kompanisë, “The Grayson” në anën e ulët lindore të Manhatanit, ku plot ankth ndoqën rezultatet. Stresi të mundonte me gjithë atë informacionin që shfaqej në ekranin e laptop-ëve të tyre, ndërsa përpiqeshin që të mos derdhnin birrat në tastierë.
Ata thërriten nga kompania tregtarë-investues dhe jo bastexhinj të mbaruar. “PredictIt” është një vend ku mund të bëhen parashikime me mundësi të mira fitimi dhe jo një nga ato website, ku robotët u vjedhin para njerëzve të varfër, të cilët një pjesë të mirë të ditës e kalojnë duke parë lajme për sportin. Teknikisht ai mirëmbahet në një godinë afër “Victoria University” në Wellington të Australisë, por që të mos krijohen dyshime te klientët, themeluesit e kanë parë të udhës, që të hapin zyra edhe në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington D.C.
Përfaqësuesi për marrëdhëniet me publikun i kompanisë hedh kategorikisht poshtë kategorizimin se ata janë një grup njerëzish që thjesht duan të bëjnë një tufë dollarësh duke shfrytëzuar rezultatin e zgjedhjet. Gjithsesi, prapë ata financiarisht do të fitojnë nga zgjedhjet presidenciale të 2016-s.
Nate Silver është një nga ata njerëz që e ka inat këtë punë. Në vitin 2012, pak para se Presidenti Barack Obama të rizgjidhej dhe ai saktësisht parashikoi rezultatin e çdo shteti, shkroi: “Unë jam shumë larg të qenët një hipotetizues i pastër i saktë, por tregjet politike janë shumë të vështira që të mund të përfitosh në shumicën e rrethanave”. Në vitin 2012, ekzistonte një website “InTrade”, i cili nga atëherë është mbyllur. Ai ia doli që të gjente rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të kaluara në çdo shtet, me përjashtim të njërit.

Në Britaninë e Madhe, “Betfair” është një website i specializuar për bastet, por që i ndalon amerikanët që të luajnë. Për ndryshim, “PredictIt” i lejon përdoruesit dhe sigurisht amerikanët që të luajnë sipas një kuote të caktuar dhe nën maskën e kërkuesit.
Ja si funksionin. Ç’bën një lojtar kur mendon se Donald Trump-i do të fitojë gjithçka? Atëherë kuotimi i kandidatit republikan në kohën kur del përpara mediave është 29 cent. Ai vendos 29 cent dhe mund të fitojë edhe 71 të tjerë përgjatë vazhdimit të zgjedhjeve.
Problemi më i madh vjen atëherë kur një mënyrë e tillë të fituari apo të humburi dollarë bëhet shumë popullore.
Çfarë do të ndodhë nëse një specialist si Nate Silver, që e di se këto gjëra janë shpesh aq të sakta dhe përpikta sa edhe ai është, nis t’i përçmojë ato dhe të mos i konsiderojë një barometër të shëndetshëm për atë që do të fitojë me të vërtetë?
Po nëse Donald Trump-i, i cili e ka ndërtuar gjithë fushatën e tij mbi frazën “Kontrolloni këto sondazhe”, përdor po të njëjtat shifra për të provuar se ai në fakt do ta fitojë këtë garë, çfarë do të ndodhë?
A nuk sjell kjo një reagim që të zë në grackë, në bazë të të cilit, Donald Trump nuk mund të ndalet më pas?
Themeluesi i website, Phillips, hutohet disi kur mendon që të dhënat e Web-it të tij të përdoren në një mënyrë të tillë. Ai dikur me të vërtetë përpiloi një plan për një bombë atomike, kur punonte për një tezë si student në Princeton në vitet 1970.
Që atëherë, ai është marrë me procedurat se si ka ndryshuar fushata politike e kandidatëve. Ai dhe i vëllai krijuan një nga listat e para të kompjuterizuara votuese në vitet 1980 dhe kompanitë e tij kanë punuar me Shtëpinë e Bardhë që nga periudha e Ronald Reagan-it.

Ai dhe zëdhënësi i web-it, Brandi Travis, këmbëngulin se ky sajt nuk ka të bëjë fare me bastet. Dhe si provë të dy japin komentet e komunitetit. Në seksionin e komenteve të çdo gare nuk ka ofendime raciste dhe kjo për ta ka rëndësi të madhe.
Maksimumi që çdo investitor mund të luajë është deri në 850 dollarë për çdo treg politik.
Për shembull, një individ mund të vërë bast për një kandidat apo kundër tij në çdo shtet nëse do të nominohet apo jo. Secila prej përballjeve kategorizohet nga kompania si “treg politik”. Por nëse do të investojë miliona, do të ishte e vështirë, pasi ai do të kapej.
Themeluesi i kompanisë mendon se kjo formë e të përjetuarit të zgjedhjeve presidenciale është shumë e mirë, sepse njerëzit kanë mundësi të fitojnë, të kalojnë kohë të bukur dhe të mos vrasin njëri-tjetrin kur diskutojnë për politikë.
Në barin që përdoret si qendër kompanie mund të gjesh çfarëdolloj etnie dhe individi, mbështetës të secilit kandidat, të gjithë të qetë dhe të përqendruar në bastet e tyre.
“Mendoj se do të jetë një e ardhme pozitive nga ky komunitet. Deri tani ne llogarisim deri në 17 mijë investues aktivë për çdo muaj”.
Një prej njerëzve pjesë të këtij komuniteti, që sipas drejtuesit të website ka të ardhme premtuese është Ryann Williams.
Ai studion në Universitetin e Virxhinias dhe pas disa muajsh do të marrë masterin në menaxhim biznesi.
I ulur në cep të barit duke ia ngulur sytë laptop-it të tij që shfaq një grafik të padeshifrueshëm, ai tregon se sa i shastisur është nga koncepti politik që ka kandidati republikan Donald Trump. E prapë, ai vë bast një shifër jo të vogël për të.
“Nëse ai të jep para, atëherë mund t’i dalësh kundër zemrës tënde. Donald Trump u ka dhënë shumë njerëzve, shumë fitime, përfshirë edhe mua”, tha Williams. Këtë mbrëmje, ai ka shpërndarë rreth 5 mijë dollarë në “tregje politike” të ndryshme
Nga ana tjetër, investitorit Jim Schmitz nuk po i ecin punët mirë. Ai është i përqendruar në garën në shtetin e Aiouas, por nuk ka shumë lëvizje aty. Kur ka përplasje, debate dhe situata të sikletshme, atëherë është më e lehtë që të shesësh apo të blesh aksione. Mendoj se është gjë e mirë që të vish këtu dhe ta provosh. Nuk është se ti siguron jetesën, por prapë ia vlen”, thotë ai. Kështu, një pjesë e amerikanëve kanë gjetur një mënyrë të mirë për t’ dashur këto zgjedhje. Deri sa zgjedhjet presidenciale të mbahen, ata do të vazhdojnë që të bëjnë investimet e tyre në përpjekje për t’u pasuruar. Kandidatë si Hillary Clinton, Bernie Sanders, Donald Trump, Ted Cruz apo Marco Rubio analizohen deri në imtësi, pasi nga goja dhe performanca e tyre në debate dhe publik varen investimet qindra dollarëshe të bastexhinjve politikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button