Amerika

Kërcënoi republikanin Trump, studenti egjiptian do të largohet nga SHBA

Studenti egjiptian, Emadeldin Elsayed, është pajtuar të lërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërcënoi me vdekje kandidatin republikan për President, Donald Trump.

“Ndaj Emadeldin nuk është ngritur asnjë aktakuzë, por autoritet kanë kërkuar që ai të largohet nga vendi”, ka bërë të ditur përfaqësuesi ligjor i 23-vjeçarit, Hani Bushra.

Egjiptiani që ndiqte mësimet në shkollën e pilotimit, postoi një foto të Donald Trump në “Facebook” dhe shkroi se bota do ta falënderonte atë nëse do të vriste miliarderin dhe se do ta bënte një gjë të tillë pavarësisht se do të duhej të kalonte pjesën tjetër të jetës në burg.

23-vjeçari që gjendet në qeli në Kaliforni, tha se nuk e kishte menduar vërtet dhe se komentet në rrjetin social ishin shfryrje ndaj qëndrimit që Trump ka mbajtur ndaj emigrantëve.

Sidoqoftë, atij i është anuluar leja e qëndrimit dhe duhet të largohet nga SHBA-të deri më 5 korrik.

Ndërkohë, avokati Bushra tha se një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur nëse klienti i tij nuk do të ishte një mysliman me origjinë nga Lindja e Mesme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button