Bota

Ushtria izraelite shpall rifillimin e manovrave në Gaza

 ee107Ushtria izraelite shpalli sot në mëngjes përfundimin e armëpushimit humanitar dhe rifillimin e manovrave ushtarake në Rripin e Gazes duke iu përgjigjur goditjeve me raketa të Hamasit.
“Pas goditjeve me predha nga ana e Hamasit gjatë armëpushimit humanitar, ushtria do të rimarrë menjëherë aktivitetin e saj në Rripin e Gazës, në ajër, det dhe tokë”, sipas një komunikate.
Duke iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të OKB-së, kabineti izraelit i sigurisë kishte pranuar dje në mbrëmje të zgjasë deri sot në mbrëmje (21:00 GMT) armëpushimin që i dha të shtunën pak qetësi popullsisë së Gazës.
Por Hamasi nuk e pranoi këtë shtesë dhe rifilloi në mbrëmje goditjet me raketa drejt Izraelit. Rreth 25 predha kanë goditur territoret izraelite që prej të shtunës në mbrëmje, sipas ushtrisë, që u përgjigj nëpërmjet artilerisë që kishte në zonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button