Home / Teknologji / Pamjet e Fukushimës tani edhe në Google Maps

Pamjet e Fukushimës tani edhe në Google Maps

Këtë vit shënohen pesë vjet nga tërmeti dhe cunami Tohoku, më 11 mars të 2011, që shkaktoi dhe katastrofën e Fukushimës.

Google Maps ka mbledhur fotot panoramike në 360 gradë për të treguar çfarë ka ndryshuar, dhe çfarë jo, pas ngjarjes tragjike.

Në këtë 5-vjetor kompania e teknologjisë ka bërë të mundur pamjet e përditësuara në 59 qytete, 9 vende dhe katër fshatra të prefekturës së Fukushimës, Ibaraki, Ivvate dhe Miyagi, të mbledhura mes qershorit 2015 dhe janarit 2016. Bëhet fjalë për përditësimin e tretë të katastrofës, që rifutet në projektet e arkivit dixhital të tërmetit të madh.

“Duke përdorur teknologjinë e Street Vievv për të regjistruar, treguar dhe arkivuar dëmet, shpresojmë që tu japim njerëzve, si atyre që jetojnë atje dhe atyer që nuk kanë qënë kurrë, një botë për të parë dhe kuptuar shkatërrimin e shkaktuar nga tërmetet apo cunami”, thotë Google në blog.

Qëllim tjetër ësthë edhe që brezit të ardhshëm “ti jepet në mënyrë të gjallëpër të kuptuar dhe kujtuar se çfarë ndodhi”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: