Politika

Kokëdhima: Një prej kontratave u firmos ditën që mora mandatin e deputetit

Mes mbi 100 rasteve për të cilat opozita e akuzon se ka përfituar fonde shtetërore në kundërshtim me Kushtetutën, Koço Kokëdhima pranoi se në të paktën një prej tyre ka firmosur një kontratë pikërisht ditën që mori mandatin e deputetit. Në mbrojtje të vetes, parlamentari socialist theksoi se kontrata ishte firmosur nga administratori i kompanisë “Abissnet” dhe jo prej tij si pronar, ndërsa shtoi se firma ishte hedhur pak orë para se KQZ t’i jepte zyrtarisht mandatin.
Mbi çështjen do të shprehet tashmë Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të Kuvendit për t’ia kaluar gjykimin të vetmit organ që ka të tagrin të interpretojë dhe të vendosë nëse është shkelur apo jo Kushtetuta e vendit. Pavarësisht kësaj, Kokëdhima shprehu bindjen se edhe këtë herë asgjë nuk do t’i ndodhë.
Akuzat e opozitës në adresë të Kokëdhimës për përfitim të paligjshëm të fondeve publike ndërsa ishte deputet i Republikës, parlamentari socialist i ka kundërshtuar gjithmonë duke i cilësuar si shpifje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button