Politika

Kryetar i PD Lulzim Bashan në Kosovë, takime me drejtues të Prishtinës zyrtare

cKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka filluar sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet dhe do të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme në vend. Basha, vizitën e filloi me vendosjen e një kurore lulesh te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa zhvilloi dhe një vizitë në familjen e tij.

Me pas kreu i PD takoi Presidentin e ri të sapo zgjedhur Hashim Thaçi.
Është parashikuar gjithashtu  dhe një takim me Presidenten aktuale, Atifete Jahjaga, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me kreun e ekzekutivit Isa Mustafa,  me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe me personalitete të tjera të jetës politike dhe publike.
Po ashtu, Basha do të bëj homazhe në memorialin e ri kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Adem Jashari. Ai do të takojë pjesëtarë të familjes Jashari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button