Amerika

Të shtëna në Pensilvani, 5 të vdekur e 3 të plagosur

Të paktën 5 persona janë vrarë në një breshëri të shtënash në Pitsburg të Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet policore lokale deklaruan se një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi personash që po festonin në kopështin e një shtëpie në Uinkilsburg, duke plagosur edhe 3 të tjerë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 4 nga viktimat janë gra, ndërkohë që autori i krimit është ende në kërkim.

Oficerët e policisë deklaruan më tej se, pas breshërisë së parë të të shtënave, disa nga të pranishmit tentuan të shpëtonin duke vrapuar për t’u futur në shtëpi, por një person i dyti hapi zjarr nga një pozicion tjetër.

Për rrjedhojë, 4 nga viktimat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pesti në spital. Dy nga të plagosurit janë burra dhe janë në gjendje kritike, ndërsa i treti është një grua, që thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Lokaliteti ku ndodhi ngjarja, Uilkinsburg, është një komunë me rreth 16 mijë banorë, me të ardhura të mesme ose të ulëta. Një seri vrasjesh në masë ka bërë që në Amerikë të rikthehet debati për kontrollin e armëve, i cili ka hyrë tashmë edhe në garën presidenciale.

Në fund të shkurtit, një person i armatosur vrau 3 persona dhe plagosi 14 të tjerë në shtetin e Kansasit, disa ditë pasi 6 të tjerë ishin vrarë në një agresion të ngjashëm në Miçigan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button