Home / Teknologji / Google sjell Destination

Google sjell Destination

Google kërkon të lehtësojë organizimin e udhëtimeve nga smartphone duke sjellë aplikacionin Destination.

Ky është një funksion i motorit të kërkimit që i jep mundësi përdoruesit të rigrupojë në një faqe të vetme të gjitha informacionet e duhura mbi një destinacion të caktuar, itinerare, fluturime, hotele, restorante. Gjthçka pa u dashur të konsultoni faqe të ndryshme dhe të humbni informacione të rëndësishme.

Sipas njoftimit të bërë në blog, motivi i kolosit informatik ka qënë rritja e regjistrimeve vitin e kaluar me 50% në kërkimet për faqe të ngjashme në versionin ‘mobile’ për udhëtimet.

“Përveç kësaj, është ende e vështirë të mbledhësh të gjitha informacionet në një vend të vetëm dhe në një ekran kaq të vogël. Për momentin është shumë e vështirë të planifikosh pushime, pasi ka një numër të madh pyetjesh si kur është koha më e mirë për të shkuar? Çfarë duhet të parashikojmë?”, shpjegon Radhika Malpani, drejtor inxhinierik i Google.

Google i përgjigjet këtyre të dhënave me Google Destination. Kjo funksionon në këtë mënyrë: Nga smartphone mjafton të kërkosh në Google kontinentin, apo vendin që jeni të interesuar e më pas të shtoni fjalën “destinacion”.

Për shembull mund të kërkoni “Ibiza destination”. Ose mund të vendosni edhe aktivitetin që dëshironi të bëni. “Surf në Spanjë”, apo “Ski në Itali”, dhe do të keni sugjerime itineraresh dhe për hobe të veçanta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: