Kosova

Jahjaga mesazh urimi besimtarëve myslimane

Presidentja-e-Kosoves-Atifete-Jahjaga-ka-uruar-kryetarin-e-Bashkësisë-Islame-Myftiun-Naim-me-rastin-e-ditës-së-Bajramit-të-Madh-525x350Me rastin e ditës së Bajramit të Madh, Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, uroi kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava, besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që këtë ditë ta kalojnë në paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Ajo shprehet se, Dita e Bajramit të Madh përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë, ndërsa uron që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim.
Në këtë ditë feste, më shumë se kurdoherë, shprehet Jahjaga, duhet të ndalemi e të reflektojmë për punën tonë, për angazhimet dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë.
“Në këtë festë të Bajramit të Madh, me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”, përfundon mesazhin e urimit Presidentja e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button