Home / Parlamentare / Zbulohet videoja që tregon “Gishtin” e Kokëdhimës

Zbulohet videoja që tregon “Gishtin” e Kokëdhimës

Një video e shpërndarë nga televizioni “Report TV” tregon të vërtetën për të ashtuquajturin “gisht” të mesit për të cilin u tha në të gjitha mediat se, deputeti socialist Koço Kokëdhima ia kishte treguar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në filmimin 15 sekonda tregohet qartë se deputeti socialist po bënte gjestikulacione normale për një qenie njerëzore, kur me dorën e majtë dhe me gishtin e mesit të ngritur ai fërkon mjekrën, prek syzet dhe veshin majtë.

Në atë moment nuk ka qenë në foltore Berisha, që deshi të fliste për replikë pas fjalimit të Kokëdhimës, por që nuk u lejua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, sepse binte ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe duhej kaluar në votimin e projektligjeve që ishin në rendin e ditës.

Na fakt, gjatë kohës që Berisha ngulmonte që të merrte fjalën në foltore, deputeti Kokëdhima qëndronte në këmbë dhe jo ulur, ndryshe nga sa u pretendua në videot dhe në fotot e shpërndara me “gishtin” e mesit të ngritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.