Maqedonia

Ivanov: Maqedonia po paguan gabimet e BE-së

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov u shpreh se vendi i tij ishte i detyruar të paguante gabimet e Bashkimit Evropian në menaxhimin e krizës së refugjatëve, në një intervistë dhënë sot për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Në menaxhimin e krizës së refugjatëve, ne po paguajmë gabimet e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

“Tashmë ne kemi shpenzuar 25 milionë euro fonde nga taksapaguesit tanë, ndërkohë po përballemi me në gjendje emergjence dhe çfarë po përfitojmë nga Evropa? Asgjë! Asnjë cent!”, kritikoi ai.

“Ne nuk gëzojmë as statusin e shtetit anëtar të BE-së, as të hapësirës Schengen, as të NATO-s, askush nuk po na përkrah. Megjithatë, ne po shfaqim solidaritet të plotë ndaj Evropës ndaj një shteti evropian, rasti i Greqisë, ku kontrolli i refugjatëve ka shumë mangësira”, vijoi Ivanov.

Presidenti maqedonas vlerësoi gjithashtu se Gjermania ishte përgjigjur më së miri në përputhje me logjikën humanitare që në fillesën e kësaj krize në muajin shtator 2015 duke hapur kufijtë në përballimin e fluksit të migrantëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button