Bota

Sherr për bukën e gojës, refugjatët mësyjnë kamionin

Emigrantët në kampin e Idomenit në kufirin e Greqisë me Maqedoninë, janë përleshur me njëri-tjetrin për ndihmat në ushqime që po shpërndaheshin aty nga një organizatë vullnetarësh.

Të paktën një person ka marrë dëmtime në sy gjatë incidentit të ndodhur kur një grup refugjatësh rrethuan kamionin e ndihmës dhe nisën të tërheqin pakot me forcë.

Njerëzit luftuan mes tyre për ushqimet e hedhura  drejt turmës. Episodi shqetësues evidenton akoma më shumë përkeqësimin e ndjeshëm të kushteve në këtë kamp pritjeje, ku furnizimi me ujë dhe ushqime është reduktuar për gati 14.000 emigrantët e ndodhur aty.

Refugjatët e bllokuar në Idomeni sfidojnë prej ditësh motin e keq dhe temperaturat e ulta me shpresën se Maqedonia do ta hapë kufirin duke i lejuar të vazhdojnë rrugën drejt Veriut të Europës. Grupet e ndihmës vlerësojnë se 40 përqind e rezidentëve të kampit janë fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button