Kronika

Sirianët mbërrijnë në Konicë të Janinës, shumë pranë kufirit shqiptar

Grekët kanë mirëpritur 150 refugjatët e parë në fshatin Konicë të Janinës, në atë që duket se është hera e parë e zhvendosjes së refugjatëve pranë kufirit me Shqipërinë, ndryshe nga lëvizja e mëparshme në kampin e Idomenit, në kufirin greko-maqedonas.
Autobusët e parë me 150 refugjatët sirianë kanë mbërritur rreth orës 19 të pasdites së të premtes, ndërsa në Konicë janë mirëpritur e janë përshëndetur nga kryetari i Komunës, si dhe nga udhëheqës të tjerë lokalë, por edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq.
Banorët e zonës thuhet se janë përgjigjur menjëherë me ndihma nga çfarë mundeshin, përfshi këtu me ushqime, veshmbathje, teksa po i transferojnë refugjatët e parë drejt qendrës komunitare.
Tipike është deklarata e përfaqësuesit të Syrizas, Gianni Stefou, i cili tha se “sot kontinenti fitoi njeriun”. Të lodhur, sirianët, kryesisht gra e fëmijë, i kanë falënderuar mikpritësit grekë për ndihmën e dhënë për ta.
Ende nuk dihet nëse Shqipëria ka marrë ndonjë masë të përforcuar në pikëkalimin kufitar të “3 Urave” në Leskovik, nga ku refugjatët sirianë mund të hyjnë për në Shqipëri, për të tentuar më tej kalimin drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës Qendrore e Veriore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button