Amerika

Frikë për dhunë, Trump anulon takimin elektoral në Çikago

Donald Trump është detyruar të anulojë një takim elektoral në Universitetin e Çikagos, pas tensionimit të situatës brenda hapësirave të këtij institucioni.

Takimi ishte planifikuar për të premten në mbrëmje, por përplasjet mes atyre që përkrahnin miliarderin me grupin që ishin mbledhur për ta kundërshtuar, detyruan marrjen e një vendimi të tillë.

Mijëra studentë, mbështetës dhe kundërshtarë të kandidatit republikan, ishin mbledhur në sallën kur Donald Trump ishte planifikuar të mbante një takim dhe në episode të caktuara nuk munguan as konfrontimet fizike, për çka detyruan policinë të arrestonte disa persona.

Kur pritej që Trump të hynte në sallë, njëri prej personave ta angazhuar në fushatën e miliarderit doli në podium dhe njoftoi se takimi ishte anuluar për “arsye sigurie”.

Deri më tani, nuk është njoftuar nëse Trump do të mbajë takimin në një datë tjetër.

Pas konfirmimit se takimi nuk do të mbahej, situata u tensionua sërish, kur mbështetës e kundërshtarë të Trump filluan të bërtisnin, ndërsa policia u detyra të ndërhynte edhe njëherë për të shmangur dhunën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button