Home / Bota / Amerika / Përmbytje në jug të SHBA, nisin evakuimet

Përmbytje në jug të SHBA, nisin evakuimet

Shirat e rrëmbyer të kësaj jave, kanë përmbytur jugun e Shteteve të Bashkuara. Qindra vetë janë evakuuar nga Louisiana, përfshirë edhe qytetin Hammond, ku njerëzit janë parë në vështirësi, të mbetur të bllokuar në rrugë, për shkak të lartësisë së ka arritur uji.

Prindërit mbajnë në krah fëmijët, teksa e nxjerr nga shtëpia tashmë e përmbytur.

“Kjo është dicka që ne nuk mund ta kontrollojmë, ujin” tha ai.
Kryqi i kuq amerikan ka hapur dhjetëra streha të përkohshme në dhe Washington ndërsa qindra vullnetarë kanë dhënë ndihmën e parë për mijëra vetë.

Më herët gjatë javës, tre vetë, 2 burra dhe një vogëlushe 6 vjeçare humbën jetën në Louisiana, për shkak të shirave të rrëmbyer, që i mori me vehte.
Një tjetër 30 vjeçar u mbyt të enjten, teksa tentoi të kalonte me makinë në një zonë të përmbytur në Oklahoma.

Niveli i ujit ndërkohë në Teksas, Arkansas dhe Louisiana, i ka kaluar tashmë 38 cm dhe pritet që situata të përkeqësohet përgjatë kësaj fundjave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: