Teknologji

Termostati Nest “flet” me smartphone

Termostatët “inteligjentë” të Nest, shoqëria në pronësi të Google, tashmë Alphabet, përditësohen duke u pasuruar me funksione të reja.

Aplikacioni i ri bën të mundur që pajisje të ndryshme në familjen Nest, si termostatët, apo kamerat, sistemi i alarmit të zjarrit etj., të komunikojnë me smartphone, iOS apo Android, apo qoftë dhe “smartwatch” me “Android Wear”.

Kjo do të ndihmojë të kuptoni kur në shtëpi nuk ka njeri, apo ka hyrë dikush, për të rregulluar temperaturën e banesës apo aparateve të tjerë të ndriçimit.

Sistemi nga një anë ka si synim të krijojë gjithmonë një ambient sa më të rehatshëm për njerëzit, por nga ana tjetër edhe të kursejë energjinë. Duke shkarkuar aplikacionin e ri të Nest, mund të shfrytëzoni funksionin e ri për llogari të shumta, deri në 10 të tilla, në mënyrë që sistemi të llogarisë praninë apo mungesën e komponentëve të ndryshëm në familje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button