Home / Teknologji / SHBA nuk janë superfuqi në botën e internetit

SHBA nuk janë superfuqi në botën e internetit

Në rrjetin online titullin e superfuqisë botërore nuk e merr SHBA, BE, Kina apo Rusia, por një ishull pothuajse i panjohur në Paqësor, që quhet Tokelau.

Janë përmasat e Tokës në një atlas që marrin parasysh realitetin gjeografik, por jo shpërndarjen e “domain”-eve kombëtare të regjistruar, apo thënë ndryshe faqet me një kod të caktuar si .al apo .us.

E projektuar nga Nominet, enti kombëtar për regjistrimin e “domain”-eve britanike, harta evidenton se “domain”-i gjeografik më i përhapur është .tk, që i përket territorit neozelandez të Tokealut, në Paqësor.

Ishulli ka 1400 banorë, por është një gjigant onine me plot 31 domaine të regjistruar. Por në fakt .tk përdoret edhe si shërbim falas nga “domain”-et publike.

E njëjta gjë ndodh dhe me “domain”-et afrikane si .ml për Malin, .cf për Republikën e Afrikës Qendrore, .ga për Gabonin etj.

Pas Tokelaut, “domain”-i më i përhapur kombëtar është ai i Kinës, me 16.8 milionë të regjistruar. Sipas të dhënave të Nominet, një e gjashta e “domain”-eve të ishullit vijnë pikërisht nga domain .tk. regjistrohen falas, por të ardhurat i marrin nga reklamat.

SHBA në këtë rast renditet shumë poshtë, me 1.7 milionë “domain”-e .us dhe kjo për faktin se “mbytet” nga “domain”-i .com, që në fakt nuk ka karakter kombëtar, por komercial.

Leave a Reply

%d bloggers like this: