Te ndryshme

Plastika e re do të përbëhet nga algat e kuqe

Një grup disenjatorësh japonezë kanë zbuluar se një material që gjendet tek algat e kuqe të detit mund të shërbejë për të paketuar artikujt e përditshëm duke zëvendësuar kështu plastikën. I quajtur “Plasticiteti i agarit”, produkti vjen nga agari, një material xhelatinoz që mund të gjendet në algat detare të kuqe

Plastika është materiali i zakonshëm për paketimin e ushqimit, lojërave dhe çdo lloj produkti tjetër. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të riciklimit, plastika nuk mund të riciklohet vazhdimisht siç ndodh me aluminin apo qelqin.

Plastika është gjithashtu e njohur për rezistencën ndaj dekompozimit, ku vlerësimet thonë se ka një cikël jete nga 500 deri në 1000 vjet.

Shqetësuar nga pasojat e përdorimit të plastikës me shumicë, një kompani e re japoneze, AMAM, po zhvillon një mënyrë më miqësore me natyrën për paketimin e mallrave. I quajtur “Plasticiteti i agarit”, produkti vjen nga agari, një material xhelatinoz që mund të gjendet në algat detare të kuqe.

Projekti i disenjatorëve është një nga katër finalistët e çmimit “Lexus Design” (LDA), që po lidh bashkëpunim të çdo skuadre me një mentor projektues për të sjellë një prototip të vërtetë në Javën e Dizajnit në Milano.

Treshja pas AMAM, Kosuke Araki, Noriaki Maetani dhe Akira Muraoka, janë të gjithë disenjatorë me profesion dhe janë grupuar në vitin 2015 për të krijuar gjëra përtej interesit të tyre të zakonshëm. Sipas Arakit, “Plasticiteti agar” është projekti i parë bashkëpunues i grupit.

“Ne u tërhoqëm nga materiali i agarit, delikatesa e strukturës së tij dhe bukuria që ka në pamje, kur e pamë në një supermarket vendas”, thotë Araki. “Pas kësaj, menduam se struktura delikate dhe e lehtë e tij mund të ishte e përshtatshme për të mbledhur materiale. Atëherë bëmë disa eksperimente dhe zbuluam se agarit i jepet formë, ndaj vendosëm të dërgojmë propozimin tonë te LDA.

Araki thotë se agari ka një histori të gjatë si një përbërës ushqimor në Japoni, ku shitet zakonisht i tharë. Njerëzit zakonisht e shkrijnë atë në ujë të ngrohtë për të bërë ëmbëlsira dhe kekë tradicionalë japonezë. Procesi i përgatitjes së paketimit me bazë agarin është i ngjashëm.

Procesi i plastifikimit të agarit fillon me tretjen e pudrës së agarit në ujë dhe pastaj hedhjen në një formë, thotë Araki. Sapo agari të fillojë të bëhet në formë xheli, duhen rreth dy ditë që forma të ngrijë. Ky proces i ngrirjes formon një strukturë agari që mund të përdoret për të paketuar artikuj të ndryshëm. Pas dy ditësh, masa e agarit të ngrirë fillon dhe thahet.

“Aktualisht po projektojmë një paketim si të një kutie, që ka një strukturë mbrojtëse që vjen prej procesit të ngrirjes për objekte delikate (si shishet e parfumit) dhe shtresa të brendshme për paketim dhe mbrojtje të objekteve”, thotë Araki. “Shpresojmë shumë që të zëvendësojmë produktet plastike, si qeset plastike dhe të tjera me plastikën që vjen prej agarit.”

Ai shton: “Ne besojmë se kjo mundësi ekziston, por fatkeqësisht shkon përtej aftësisë sonë, është shumë teknike dhe kimike që ta arrijmë vetë. Ndaj shpresojmë që kërkuesit të interesohen në projektin tonë dhe të lidhen me ne për një bashkëpunim të mundshëm.”

Sa për ciklin e jetës së “Plasticitetit agar”, Araki thotë se mund të zhbëhet në një mënyrë miqësore me mjedisin, pasi agari e thith dhe mban ujin mjaft mirë. Në fakt, mund të përdoret për të përmirësuar thithjen e ujit duke e përzier me dheun në kopsht. Nëse plastika agar përfundon në oqeane, ajo nuk do ta dëmtojë mjedisin, për shkak se vjen nga vetë jeta detare.

Nëse një kompani do të donte të shtonte prodhimin e plastikës agar, procesi do të varej nga përmasa e artikullit që duhet paketuar, thotë Araki. Nëse AMAM do të kishte një mjet të madh ngrirës, mund të prodhonte copa më të madhe të paketimit. Nëse kjo do të ndodhte, furnizimi nuk do të ishte aspak problem.

“Agari nxirret nga dy lloje të veçanta të algës së kuqe duke e zier”, thotë Araki. Një prej tyre, ai që përdoret për të prodhuar pudrën e agarit mund të kultivohet në ujë. Tjetri duket se jo. Alga që mund të kultivohet në fakt është përhapur në shkallë të lartë të kultivimit në Kili, Egjipt dhe Azi, si dhe në vende të tjera të botës.

Për këtë arsye, ideatorët e projektit besojnë se nëse interesi do të ishte i madh për këtë lloj plastike, materiali bazë do të ishte i vazhdueshëm.

Ndërsa “Plasticiteti i agarit” është ende në fazën e prototipit, është diçka mjaft pozitive të vërehet se ne kemi mundësi t’i shpëtojmë paketimit plastik. Ky është lloji i mendimit jashtë të zakonshmes, për të cilën ka nevojë kultura e sotme njerëzore.

Vëmendja e fituar nga “Plasticiteti i agarit” duhet të shërbejë si një inkurajim për projektuesit e tjerë që të zhvillojnë zgjidhje të tjera miqësore me mjedisin për paketimin e artikujve tanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button