Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, mbyten 3 refugjatë në Lumin e Thatë

Maqedoni, mbyten 3 refugjatë në Lumin e Thatë

Tre emigrantë janë mbytur në Gjevgjeli, pranë kufirit greko-maqedonas, gjatë përpjekjeve për të kaluar “Lumin e Thatë”, niveli i të cilit ishte rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Trupat e pajetë të dy burrave dhe një gruaje u gjetën në ujërat e lumit në fjalë mëngjesin e sotëm. Autoritetet kanë nxjerrë nga uji 23 emigrantë të tjerë, të cilët janë dërguar pas kësaj në një kamp tranziti. Kombësitë e tyre nuk janë konfirmuar ende.

Të paktën 12.000 emigrantë, mes të cilëve mijëra fëmijë, janë bllokuar në qytetin verior grek të Idomenit dhe nuk e vazhdojnë dot rrugëtimin e tyre drejt Europës veriore, për shkak se Maqedonia, bashkë me vende të tjera përgjatë së ashtuquajturës “rrugë ballkanike” i kanë mbyllur kufijtë e tyre.

Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”, konfirmuan burime nga Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase, që sqarojnë se gjatë ditës do të ofrojnë më shumë detaje. Sipas MPB, informatën për tragjedinë e kanë marrë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: