Te ndryshme

Erdogan habit shikuesit, shënon 3 gola [video]

Stadiumi më i ri i Stambollit u hap orët e para të 27 korrikut, me një performancë të shkëlqyer të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoan, i cili shënoi tre gola.

60-vjeçari turk, si dhe një ish-futbollist, që kishte veshur fanellën me numër 12 për Ekipin Portokalli, pretendon të bëhet presidenti i 12 i Turqisë muajin e ardhshëm.

Pasi Ekipi i Bardhë shënoi tre gola, në sajë të një performance frymëzuese nga mesfushori në pension Ozdilek, Ekipi Portokalli e mori veten shumë shpejt.

Kryeministri Erdoan, shënoi golin e parë të ekipit të tij, në të dytën herë që ai e preku topin. Goli i tij ishte produkt i një gjuajtje fantastike me këmbën e majtë, në vetëm 15 minuta.

Duke habitur shumicën e spektatorëve, Erdogan njoftoi në ceremoninë para fillimit të ndeshjes afër lagjes “Basaksehir”, se stadiumi do të quhet “Fatih Terim”, emër ky i drejtorit aktual të ekipit kombëtar të futbollit të Turqisë.

Formacioni i Ekipit Portokalli, përfshinte kryetarin e Stambollit Kadir Topbas, kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në pushtet (AKP), e mjaft personalitete të njohur si ai i Federatës turke të futbollit Jildirim Demiroren, ish-ylli i futbollit Ridvan Dilmen, ish-yll i NBA Hidayet Turkoglu, si dhe djali i kryeministrit turk, Bilal Erdogan, i cili ishte përfshirë në hetime për korrupsion masiv vitin e kaluar.

Ekipi i Bardhë përfshinte portierin profesional Volkan Babaçan, ish-ylli i futbollit dhe djali i Ozdilek Mehmet Erdoganit, Berat Albayrak, si dhe disa zyrtarë të Federatës së Futbollit të Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button