Kosova

Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Bajramit të Madh, njofton Presidenca.jahjaga

Në një deklaratë për media presidentja Jahjaga tha: Sot të gjithë qytetarët e Kosovës janë së bashku me familjet e tyre për të kremtuar festën e Bajramit, festa më e rëndësishme e besimit mysliman e cila simbolizon paqen dhe mirëkuptimin.

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj festën e Bajramit, që këtë festë ta shënojnë në paqe, mirëkuptim, dashuri, solidaritet dhe në mirëqenie.

Kosova, shteti ynë është dëshmuar që është një vend i paqes dhe i harmonisë fetare dhe kjo liri fetare është pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut. Prandaj, edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button