Home / Kosova / Thaçi uron për tolerancë fetare, qytetare dhe politike

Thaçi uron për tolerancë fetare, qytetare dhe politike

Kryeministri-i-Kosovës-Hashim-Thaçi-me-rastin-e-Festës-së-Fitër-Bajramit-ka-vizituar-Bashkësinë-Islame-të-Kosovës-ku-u-prit-nga-myftiu-Naim-Tërnava-466x350Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e Festës së Fitër Bajramit vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për tolerancë fetare, qytetare dhe politike.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj që edhe njëherë të gjithë besimtarëve, t’i uroj në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në këtë ditë të respektit të ndërsjellë, të tolerancës, të mirëkuptimit, të dashurisë, të paqes. Uroj që të ketë çdo herë tolerancë të tillë fetare, qytetare, politike në Kosovë”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar  Bashkësinë Islame të Kosovës
“Uroj që në këtë ditë të shenjtë të kujtojmë dëshmorët e kombit, të kujtojmë heronjtë, të kujtojmë sakrificën tonë dhe natyrisht të gjithë kështu të bashkuar të marrim energji për të ardhmen, për ndërtimin e shtetit tonë edhe më të fuqishëm”, tha kryeministri Thaçi, pas vizitës në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Leave a Reply

%d bloggers like this: