Home / Teknologji / Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën sot misionin e tyre të përbashkët në Mars.

Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit.

Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020. Misioni në vetvete është i destinuar t’i mbajë në tension organizuesit e tij, sidomos Rusinë, për të cilën Planeti i Kuq është sinonim i fatit të keq.

Përpara këtij të fundit, Moska ka ndërmarrë 19 misione të tjera në planetin e katërt nga Dielli, shumica e të cilëve kanë përfunduar në dështim të plotë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: