Home / Bota / Amerika / SHBA, triumfe të rëndësishme për Clinton e Trump. Tërhiqet Rubio

SHBA, triumfe të rëndësishme për Clinton e Trump. Tërhiqet Rubio

Donald Trump vazhdon t’i shqetësojë të vjetrit e partisë së tij, me rrugëtimin e pafrenuar drejt nominimit presidencial.

Edhe pse humbi të martën në Ohio përballë John Kasich, ai mori 3 shtete të tjera, përfshirë Floridën me 99 kandidatë.

Disfata në shtetin që përfaqëson, e detyroi favoritin e establishmentit republikan, Marco Rubio, të braktiste garën. Triumfi i Trumpit u shtri edhe në Illinois e Karolinën e Veriut, duke iu shtuar dhimbjen e kokës pjesëtarëve më të lartë të partisë, që nuk e fshehin më drojën nga politikat dhe toni i miliarderit njujorkez.

Në kampin tjetër, Hillary avancon sërish. Ish-shefja e diplomacisë amerikane e zgjeroi kryesimin e saj me fitore në 4 shtetet në fjalë, ku një ditë më parë votuan dhe demokratët.

5 shtete të mëdha zgjodhen të martën kandidatin e preferuar për presidencialet e nëntorit, por fituesit në Missouri, ku Clinton është kokë më kokë me Bernie Sanders dhe Trump po lufton me Ted Cruzin, nuk janë shpallur ende.

Fitorja për John Kasich në Ohio nënkupton se beteja për nominimin republikan jo vetëm do të vazhdojë, por mund të zgjatet edhe deri në Konventën e korrikut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: