ParlamentarePolitika

Ruçi batuta me bojkotin e opozitës në Komisione: Buzëqeshjen ia ka ngrirë udhëheqja

Opozita ka hyrë në javën e tretë të bojkotit të saj të të gjitha punimeve në komisionet parlamentare, por ajo që nuk dihet është shkaku i këtij bojkoti. Pikërisht kjo situatë është bërë objekt diskutimi në mbledhjen e radhws  në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ku përfaqësuesit e mazhorancës u mblodhën sot për të diskutuar një marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar me Malin e Zi.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili tha se PD-ja do të ishte e lumtur që të miratonte këtë marrëveshje me Malin e Zi, por siç tha ai, “Buzëqeshjen anëtarëve të opozitës ia ka ngrirë udhëheqja”, u shpreh Ruçi.

Ndërsa nënkryetari i këtij komisioni, Taulant Balla tha se askush nuk po e kupton bojkotin e opozitës. “Keqardhje që komisionet vuajnë mungesën e zërit të Partisë Demokratike prej 3 javësh”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button