Home / Bota / Amerika / Vizitë historike e Obamas në Kubë

Vizitë historike e Obamas në Kubë

Vizita historike e presidentit amerikan, Barack Obama në Kubë paraprihet nga një sërë masash lehtësuese të ndërmarra nga Shtëpia e Bardhë karshi vendit komunist.

Të martën Uashingtoni njoftoi lehtësimin e disa kufizimeve që kishin të bënin me lëvizjen e qytetarëve kubanë dhe tregtinë.

Këto ndryshime përfshijnë mundësinë që kubanët të hapin llogari bankare në Shtetet e Bashkuara, të punojnë atje me letra të rregullta dhe po punohet për heqjen e disa kufizimeve të tjera për përdorimin e dollarit si monedhë në shkëmbimet tregtare.

Këto masa synojnë  që të lehtësojnë shkëmbimet tregtare dhe udhëtimet me shpresën që të pasqyrohen në reforma ekonomike dhe hapjes së mëtejshme drejt demokracisë nga ana e Havanës.

Ndërkohë, aktivistë të të drejtave të njeriut shpresojnë që vizita historike e Obamas në Kubë do të nxisë regjimin vendas që të liberalizohet më tej. Obama është presidenti i parë amerikan që viziton Kubën thuajse pas një shekulli.

Prej ardhjes në pushtet të Fidel Castros, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira. Orientimi i Havanas ishte në drejtim të bllokut komunist, ç’ka pasoi edhe të famshmen “krizë të raketave”, kulmimi i Luftës së Ftohtë mes dy kampeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.