Home / Rajoni / Maqedonia / Ademi-Nikolla bisedojnë për bashkëpunime në arsim

Ademi-Nikolla bisedojnë për bashkëpunime në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla.

Për takimin në kumtesën e Ministrisë së Arsimit drejtuar Telegrafit Maqedoni thuhet, bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes dy vendeve është i mirë dhe i frytshëm. Ministri Ademi theksoi se synim i përbashkët është zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit, që është nënshkruar në mes dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, në te ardhmen në fokus do të kenë zbatimin në tërësi të marrëveshjes bilaterale në mes dy vendeve, që do të thellojë bashkëpunimin në gjitha nivelet e arsimit dhe shkencës”, theksoi ministri Ademi.

Edhe ministrja Nikolla u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe njëkohësisht shprehu synimin për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes për bashkëpunim.

Ndërkaq, gjatë ditës ministri Ademi do të vizitojë Universitetin e Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Dhori Kule dhe Universitetin Politeknik të Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Jorgaq Kaçani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: