Home / Teknologji / Piratët që (nuk) duan të qeverisin Islandën

Piratët që (nuk) duan të qeverisin Islandën

Zgjedhjet mbahen vitin e ardhshëm, por nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, Islanda do të qeverisej nga “piraët”.

Partia e Piratëve, e njohur në gjuhën vendase si “Piratar” është e para në sondazhet e fundit. Sipas anketave, ajo do të siguronte 38 përqind të votave duke lënë pas Partinë e Pavarur dhe atë Progresive me 27 përqin dhe 13 përqind secila.

“Piratët” u themeluan pak muaj para zgjedhjeve të 2013-s, por arritën që të siguronin 5.1 përqind të votave, që u dhanë 3 ulëse në Parlamentin vendas. Tre vjet nga themelimi dhe me krizën politike që vazhdon të mbizotërojë debatin politik vendas, kjo parti mund të sigurojë plot 26 vende dhe të qeverisë vendin.

Pika e dobët e kësaj partie është programi, pasi aty flitet vetëm për të drejtat dixhitale dhe të drejtat e autorit dhe për asgjë tjetër më shumë.

Në fakt, njëra prej themeluesve të “Piratëve”, Asta Helgadottir thotë se kjo parti nuk synon as të qeverisë.

“Nuk kemi dëshirë që të qeverisim vendin, por më shumë duam të kemi një sistem që të funksionojë dhe çdokush të jetë i përgjegjshëm për veprimet e veta”, thotë “piratja” Asta Helgadottir.

Leave a Reply

%d bloggers like this: