Home / Te ndryshme / Mësohuni si ta nxisni dhe ta krijoni fatin tuaj

Mësohuni si ta nxisni dhe ta krijoni fatin tuaj

 Nëse doni të mirëprisni fatin e mirë në jetën tuaj, atëherë filloni të njihni rastet e mira dhe madje të ndiqni instinktin. Pra, çështja e fatit lidhet me mendimet pozitive dhe forcën e gjithsecilit për të ecur përpara e për t’u ndier të lumtur

Pyeteni veten se çfarë ju bën të lumtur. Ky është hapi i parë për t’u përqendruar mbi ato çfarë ju keni nevojë. Mbështetuni mbi emocionet e thella, sepse ato përmbajnë të vërtetën që konsideroni të rëndësishme. Menaxhimi i shfrytëzimit të fatit është çështje intuite dhe kuraje. Shenja se jeni në rrugën e duhur? Filloni të shihni përreth dhe mësoni të dalloni rastet, çdo ditë.

Çështje truri

Nga studimet e fundit në fushën e neuroshkencës ka rezultuar se kur jemi me humor të mirë, tentojmë të përqendrohemi më shumë mbi vizionin e përgjithshëm sesa në detaje të veçanta. Kjo është një strategji e duhur. Por më e mira është të mësoni të shkoni përtej të përgjithshmes, ose të ndonjë pike të veçantë. Ju duhet të gjeni elementin e përbashkët dhe me kalimin e kohës do të ndërtoni një fushëpamje të gjërave më të pastër.

Kujdes me kontaktet

Të qëndruarit të fiksuar mbi idenë tuaj shpesh sjell humbje energjish dhe reduktim takimesh. Përkundrazi, kur jeni pro sjelljeve të hapura dhe e lini veten të përfshiheni, ju mund të hapni horizontin e potencialeve tuaja dhe papritur të shihni gjëra që ndryshe nuk do t’i vinit re. Pra mundohuni të bëni kujdes me mbajtjen e kontakteve. Tregoni rëndësi ndaj tyre.

Trajnoni vëmendjen

Rastet janë kudo, për këtë është e rëndësishme të trajnoheni dhe të shihni. Gjetja e një tërfili me katër gjethe në mes të një lëndine, nuk është vetëm një çështje fati, por një aftësi për t’u ushtruar. Në vend që ta përballoni ditën duke u përqendruar ekskluzivisht mbi objektivat, filloni të vëzhgoni dhe t’u kushtoni vëmendje personave dhe gjërave që takoni përgjatë rrugës suaj: do të jenë burime frymëzimi. Kjo sjellje do të rrisë mundësinë për të zhvilluar takime pozitive të papritura.

Çfarë dëshironi?

Duke fokusuar vëmendjen do të jeni më të qartë rreth dëshirave dhe objektivave që doni të arrini. Nëse nuk e keni bërë këtë gjë akoma, filloni të pyesni veten se çfarë doni të merrni nga muajt e ardhshëm. Kujdes, nuk bëhet fjalë për propozime të mira që logjikisht i quani të domosdoshme, por për ato që dëshironi në të vërtetë dhe që ju bëjnë të lumtur. Entuziazmi dhe kurioziteti aktivizohen së brendshmi dhe janë forca të fuqishme, në gjendje të rrisin energjinë dhe dëshirën për t’i luftuar.

Kini kurajë

Nëse dëshironi të mësoni të notoni..pranoni të qëndroni aty ku ka ujë! Ose përndryshe pranoni që nuk ju intereson aspak. Shpesh jemi të bindur për atë se çfarë dëshirojmë, por nuk bëjmë hapin pasardhës. Por mjaft më me justifikimet dhe ankesat! Filloni të jeni të sinqertë me veten tuaj dhe kështu do të bëni ndryshime radikale ose të vogla në jetën tuaj.

Vini në punë kuriozitetin

Si i vlerësoni eksperiencat e të tjerëve? Përulësia do t’ju mësojë të nxirrni leksione pozitive nga ndodhitë e të tjerëve. Mbajeni si referim shembullin e personave që konsideroni pozitivë dhe konstruktivë. Ushqejeni kuriozitetin tuaj dhe frymëzimi do t’ju japë mundësinë të bëni takime speciale, të zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve dhe të zbuloni fusha të reja. Kur të jeni në gjendje të dëgjoni veten, instinkti natyral do t’ju çojë drejt situatave dhe pikëpamjeve të mira dhe të leverdishme.

Pra si përfundim fati është një çështje intuite, ushtrojeni atë çdo ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.