Kronika

Tiranë, ekzekutohet 35-vjeçari tek zona e ish-Bllokut

Vrasja e një personi mbrëmjen e sotme tek zona e ish-Bllokut ka qenë ngjarja kriminale e radhës për të mërkurën.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri, të ndodhur në rrugën “Nikoll Tupe”.
Uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën si shtetasin Ajet Zeqaj, nga fshati Qesarat i Tepelenës.
Viktima së bashku me një shok ka qenë në një bilardo lottosport dhe kur ka dalë nga salla, rreth 5 metra larg është qëlluar me pistoletë. Shoku i tij është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, në cilësinë e dëmshmitarit okular.
Nga kontrollet ka rezultuar gjithashtu se 35-vjeçari kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca. Atentati me një breshëri plumbash ka shkaktuar panik tek kalimtarët që në atë orë kanë qenë të shumtë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button