Amerika

Studimi i “Economist”: Trump president, rrezik global

Marrja e Presidencës amerikane nga Donald Trump, sipas “The Econominist Intelligence Union”, do të përbënte një prej 10 kërcënimeve më të mëdha për globin.

Grupi kërkimor britanik paralajmëron se, miliarderi do të zhyste në pështjellim ekonominë botërore e do të shtonte risqet politike dhe ato të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Ajo nuk pret, për çdo rast, që Trumpi të arrijë të mposhtë Hillary Clintonin, të cilën e sheh si kandidaten më të mundshme demokrate në Presidencialet e nëntorit. Manjati i pasurive të patundshme konsiderohet edhe më i rrezikshëm sesa skenari i daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, apo përplasjet e armatosura në detin e Kinës Jugore.

Mes rreziqeve të tjera të rreshtuara në listë është një ngadalësim i fortë i ekonomisë kineze dhe fakti që ndërhyrjet në Ukrainë e Siri mund të paraprijnë një Luftë të re të Ftohtë.

Në vlerësimin e saj global të riskut, “The Economist Intelligence Union” përdor një shkallë nga 1-shi te 25-a, e vlerësimi i Trumpit është 12, çfarë do të thotë i njëjti nivel rreziku me kërcënimin në rritje të terrorizmit xhihadist, që po destabilizon ekonominë botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button