Politika

Tabaku: Takim me zv/presidentet David Wilson e Frances Bromuel të Atlantic Council

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ndërsa vazhdon vizitën zyrtare në SHBA me disa deputete dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, zbardh pjesë të takimit me zv/presidentet David Wilson e Frances Bromuel, te Atlantic Council dhe anetaret e bordit, ku në fokus ishin diskutimet mbi politikat e sigurisë në Shqipëri e rolin e Shqipërisë në rajon.

Deputetja e PD-së, Tabaku, në një postim ne statusin e saj ne Facebook paraditen e të enjtes, shprehet: “Takim me zv/presidentet David Wilson e Frances Bromuel të Atlantic Council dhe anëtarët e bordit për të diskutuar mbi politikat e sigurisë në Shqipëri e rolin e Shqipërisë në rajon. Dekriminalizimi, lufta pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë rruga e vetme e Shqiperisë në Aleancen e Atlantikut te Veriut. Falenderim i veçantë për Shqipërinë e kontributin e saj real në Aleancë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button