Home / Parlamentare / Balla: Ose reformë në drejtësi, ose zgjedhje të parakohshme

Balla: Ose reformë në drejtësi, ose zgjedhje të parakohshme

“Ose reformë në drejtësi, ose zgjedhje të parakohshme”, deklaroi të enjten në Kuvend nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në mbyllje të fjalës së tij mbajtur në nisje të seancës së sotme plenare.

Duke reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha që fajësoi maxhorancën ‘për kusarizim të parlamentit’, Balla risolli në vëmendje shpërthimin tragjik të Gërdecit, 8 vjet më parë, ku humbën jetën 26 persona.

Ai tha se dispononte  dokumenta shumë të rëndësishëm, ku provohet se si Berisha ‘ushqente me municione’ fabrikën e vdekjes në Gërdec.
“Publikut i janë vënë në dispozicion nga mediat dokumente që e lidhin këtë kriminel me biznesin vrasës të Gërdecit. Këtu kam gjithë dokumentacionin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave, me të cilat Berisha ushqente fabrikën e vdekjes. Ja çfarë thoshte ai në një mbledhje, kur e kundërshtonin ministrat Bode dhe Rusmali:hajde, ta marrim me qetësi këtë problem, se duhet ta zgjidhim këtë punë. Dhe më pas ai vazhdon me presionet e veta për t’i dhënë djalit të tij municionin për të hedhur në erë një fshat të tërë. Të gjitha këto dokumenta janë publike, një pjesë e ka prokuroria, por ende as Shkëlzeni, as Saliu nuk janë marrë një herë të vetme në pyetje”, deklaroi Balla.
Pasi i ushqeve me municionet e vdekjes, vijoi ai, guxon me të padrejtë të hedhësh baltë mbi Valentina Leskajn (nënkryetare e Kuvendit), fëmijët e së cilës kanë 20 vjet që merren me biznes dhe nuk kanë përfituar asnjë fond publik. Ndersa ne dokumentet e ish-kryeministrit Berisha nuk ka asnjë faturë nën 1 milion dollarë. Dhe pastaj vjen ketu e na thua ne kusarë”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.