Amerika

Kerry: Militantët e Shtetit Islamik, gjenocid në Irak e Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë të ditur se grupi xhihadist i Shtetit Islamik është duke ushtruar gjenocid kundër të krishterëve dhe minoriteteve të tjera në Irak dhe Siri. Në këtë përfundim ka arritur kryediplomati amerikan teksa përmbushi afatin e vendosur nga Kongresi për të publikuar këtë gjetje.

Megjithatë, zbulimi i Kerryt nuk do t’i detyrojë Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime të tjera shtesë kundër militantëve të IS, si dhe nuk do të paragjykojë ndonjë ndjekje penale kundër xhihadistëve.

Reagimi i Kerryt erdhi vetëm një ditë, pasi Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se Sekretari i Shtetit mund të humbiste afatin limit të 17 marsit, për të përcaktuar faktin që të krishterët, ata të komunitetit Yazidi dhe grupet shiite kanë rënë viktima të gjenocidit xhihadist. Edhe Dhoma e Përfaqësuesve kishte kaluar në unanimitet të plotë, më herët gjatë kësaj jave, një rezolutë jodetyruese që dënonte krimet dhe gjenocidin e Shtetit Islamik, me 393 vota pro e asnjë kundër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button