Home / Teknologji / Aston Martin në F1, marrëveshje me Red Bullin për makinën e re

Aston Martin në F1, marrëveshje me Red Bullin për makinën e re

Aston Martin ka arritur një marrëveshje me Red Bullin për dizenjimin e “hipermakinës” së re të saj.

Mësohet se Aston Martin, logoja e së cilës do të shfaqet edhe në telajon e Red Bullit, në bashkëpunim me Adrian Newey do të krijojë makinën AM-RB 001.

Mësohet se kjo makinë e re do të përfaqësojë kombinimin më të ri të teknologjisë së Formulës 1 me dizenjon e një makine sportive si Aston Martin.

“Është një projekt shumë interesant për të gjithë ne te Red Bulli. Me anë të këtij bashkëpunimi, Aston Martin i afrohet rikthimit në garat automobilistike për herë të parë që nga viti 1960”, thotë Christian Horner.

Leave a Reply

%d bloggers like this: