Home / Rajoni / Përleshen emigrantët, kaos ne Idomeni dhe Pire

Përleshen emigrantët, kaos ne Idomeni dhe Pire

Dy konfrontime midis refugjatëve dhe emigrantëve në dy kampet provizore të Idomenit dhe atë të Pireut në orët e fundit ku ka pasur dhe të plagosur, kanë shkaktuar shqetësim tek qeveria greke, ndërsa shumë media vendase në komentet e tyre thonë se ishte çështje kohe të ndodhte diçka e tillë.

Në kampin provizor më të madh të vendit, në kufirin me Mqedoninë, refugjatët kanë marrë ligjin në duart e tyre duke dashur të linçojnë një refugjat tjetër të cilin e kanë akuzuar se ka dashur të përdhunojë një vajzë 7-vjeçe.

Fotografitë që ka publikuar e përditshmja “Daily Mail” që tregojnë refugjatët e egërsuar që çojnë të akuzuarin për pedofili në postën policore që ndodhet aty pranë, kanë bërë xhirron e gjithë mediave vendase.

Ndërsa ministri grek i Shëndetësisë e ka quajtur Idomenin një Dahau të ditëve të sotme i shkaktuar nga mbyllja e kufijve, qeveria greke ka shpërndarë fletushka në tre gjuhë, në të cilat u shpjegohet refugjatëve të këtij kampi se kufiri është i mbyllur dhe se është e domosdoshme që ata të largohen prej andej dhe të shkojnë në tre kampet e organizuara në Greqinë e Veriut, për të mos vënë në rrezik jetën e tyre.

Ndërsa në Portin e Pireut ku në mëngjesin e së premtes kanë mbërritur nga ishujt edhe dy anije të tjera me rreth 700 refugjatë të tjerë, disa dhjetëra afganë dhe sirianë janë konfrontuar në mbrëmjen e së enjtes, kur po ndaheshin vaktet e ushqimit, për të marrë diçka më tepër.

Në gjithë kampet e vendit tashmë numërohen më shumë se 46 mijë refugjatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: