Amerika

Kaliforni, autori i sulmit në universitet ishte frymëzuar nga ISIS

Një student, i cili qëlloi me thikë 4 persona në një universitet të Kalifornisë, u frymëzua nga i ashtuquajturi grupi i Shtetit Islamik. Sipas FBI-së, Faisal Muhamad, 18 vjeç, më shumë gjasa ishte vetë radikalizuar dhe nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me grupin xhihadist.

Policia vrau me armë zjarri 18-vjeçarin, pasi ky i fundit ndërmorri sulmin në Universitetin e Kalifornisë, në muajin nëntor.

FBI tha se agjentët kishin gjetur materiale propagandistike të ISIS në kompjuterin e Muhamed. Studentit të lindur ne SHB iu gjetën gjithashtu shkrime që dëshmonin se sulmi kishte qenë i planifikuar paraprakisht.

Fillimisht i riu qëlloi me thikë dy studente brenda një klase, para se të sulmonte një punonjës ndërtimi që u përpoq ti ndihmonte ata. Më pas, Muhamed vrapoi jashte godinës dhe plagosi një të punësuar në universitet.

Një muaj pas ngjarjes, një çift bashkëshortësh vranë 14 persona gjatë një aktiviteti në San Bernardino. Sipas FBI-së edhe Syed Rizëan Farook dhe Tashfeen Malik, ishin vetëradikalizuar nën frymëzimin e ISIS.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button