Home / Bota / Kërkesat e BE, a do t’i panojë Turqia?

Kërkesat e BE, a do t’i panojë Turqia?

Kryeministrat e vendeve të BE-së ranë dakord për bazat e marrëveshjes me Turqinë, por tani mbetet per t’u parë nëse Ankaraja do t’i pranojë ato. Kacelarja gjarmane, Angela Merkel, po shpreson tek marrëveshja, edhe pse siç tha që në orët e para të ditës së premte, negociatat nuk do të jenë dhe aq të thjeshta.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, do të informohet të premten lidhur me rezultatet e bisedimeve. Siç pohon DW, europianët duan që negociatat të japin rezultate sa më parë, pavaresisht çmimit. Por çfarë është në tryezë?

Në parim, plani ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkese të Komisionerit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.

-Greqia duhet ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.
-Turqia detyrohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët dhe të respektojë Konventën e Gjenevës.
-Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme.
-Rasti i çdo refugjati do të trajtohet në Greqi, por kërkesat për azil edhe mund të refuzohen.

Në këmbim, Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq në fund të qershorit. E megjithate para se kjo të ndodh, Turqisë i duhet të plotësojë 72 kriteret e vendosura nga BE.

Në fillim të samitit, shumë vende shprehen hezitim sa i përket heqjes së vizave. Qeveria turke kërkon edhe hapjen e pesë kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE.

Detajet e marrëveshjes janë ende kontestuese. Angela Merkel thotë se Greqia është e gatshme për bashkëpunim në çështjen e refugjatëve, por ende nuk dihen detajet se si do të realizohen këto synime. Edhe momenti i fillimit të kthimit të refugjatëve nuk dihet.

BE dëshiron që kjo ditë të vijë sa më parë me frikën se shumë refugjatë do të përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë periudhë duke nxitur një tjetër valë emigracioni masiv.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është se për çdo emigrant të paligjshëm sirian që do të kthehet në Turqi, BE do të pranojë një tjetër nga kampet turke. Por mbetet e pasqaruar se në çfarë rrugësh do të kalojnë refugjatët sirianë nga Turqia në BE. Deri më tani nuk ka dalë asnjë vend vullnetar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: