Kronika e zeze

Shuhet Kristi i vogël! Ndërron jetë pas operacionit. Trupi nuk pranoi organin

Një lajm i trishtë vjen nga spitali “Papa Giovani 23”, në Bergamo. Vogëlushi Kristi Maze ndërroi jetë sot, gjatë operacionit të transplantit të mëlcisë. Operacioni i vogëlushit, që nisi dje, zgjati 12 orë dhe për shkak te komplikacioneve, fëmija kaloi në gjendje kome. Rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të premteje Kristi mbylli sytë.

Të kontaktuar nga News 24 prindërit e vogelushit që iu referohen mjekëve, pohuan se trupi i tij nuk e ka pranuar organin duke e flakur atë, megjithë përpjekjen e mjekëve për ta mbajtur ne jete. Gjithashtu operacioni është shoqëruar edhe me trompozim të disa enëve te gjakut. Më herët mjekët kishin analizuar disa organe te dhuruara, por asnjë prej tyre nuk kishte përputhshmëri për t’u transplantuar. Sipas procedurave, rasti po hetohet nga karabinierët e Bergamos për të zbardhur plotësisht ecurinë e operacionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button