Home / Rajoni / Gjukanoviç: Me anëtarësimin në NATO nuk duam t’i bëjmë dëm askujt

Gjukanoviç: Me anëtarësimin në NATO nuk duam t’i bëjmë dëm askujt

Mali i Zi pret që të bëhet anëtar i NATO-s deri në mesin e vitit 2017, deklaroi kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç në një intervistë me televizionin rus ”Dozhd”, transmetuar edhe nga televizioni kombëtar malazez.

I pyetur nëse i frikësohej faktit se kjo dëshirë për ta parë vendin e tij të stabilizuar do të përkeqësonte marrëdhëniet me Rusinë, Gjukanoviç u përgjigj se ”Mali i Zi e kishte trajtuar me respekt historinë mbi 300-vjeçare me Rusinë, por kishte të drejtë dhe ishte i gatshëm të zgjidhte vetë të ardhmen e tij”.

”Fakti që Mali i Zi e sheh të ardhmen e tij në NATO dhe BE nuk është kundër askujt, përfshirë partnerët rusë”, theksoi Gjukanoviç.

”Rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s është në interesin tonë dhe në asnjë mënyrë nuk ka dëshirë t’i bëjë dëm askujt. Neva na vjen keq për mënyrën sesi Rusia e sheh anëtarësimin tonë në NATO. Ne shpresojmë se kjo është e përkohshme dhe se nuk do të përbëjë rrezik për dëmtimin e marrëdhënieve mes nesh”, deklaroi kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç në një intervistë me televizionin rus ”Dozhd”, transmetuar edhe nga televizioni kombëtar malazez

Leave a Reply

%d bloggers like this: