PolitikaPresidenciale

Kriza e refugjatëve, Nishani-Avramopulos:Të angazhuar për t’u bërë pjesë e një zgjidhje europiane

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë takimit të premten me Komisionerin e BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, shprehu besim tek zgjidhja burimore e krizës së refugjatëve, pa iu shmangur angazhimit te Shqipërise për t’u bërë pjesë e një zgjidhje evropiane.
Presidenti Nishani përcolli vlerësimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Komisioni Evropian po i ofron Shqipërisë në të gjitha drejtimet dhe e siguroi se shqiptarët kanë zgjedhur Bashkimin Evropian si të vetmen alternativë për të ardhmen e tyre.
Duke u ndalur tek flukset migratore që po përdorin Korridorin Ballkanik për të hyrë në Evropë, Kreu i Shtetit vuri në dukje se si Shqipëria ashtu edhe të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës e kanë pjesë të historisë së tyre fenomenin e emigracionit. Presidenti Nishani theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.
Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë, Presidenti Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.
Presidenti Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi, asistence dhe bashkëveprimi të njehsuar nën ombrellën evropiane për trajtimin e flukseve migratore që lëvizin nëpërmjet Korridorit Ballkanik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button