Bota

Rusi, ceremoni në nderim të pilotëve të rikthyer nga misioni në Siri

Përpara një paneli zyrtarësh të lartë u zhvillua në Moskë ceremonia në nderim të pilotëve të rikthyer nga misioni në Siri, i cili zgjati rreth 6 muaj.

Duke u dorëzuar mirënjohjet heronjëve të luftës, Presidenti rus, Vladimi Putin ju drejtua gjithashtu vejushave, duke pranuar se viktimat ruse janë të paktën 5.

Kreu i Kremlinit theksoi se tërheqja e trupave nga Siria, shënonte një mundësi për paqen, por paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme ushtria ruse do të rikthehej në tokën siriane brenda pak orëve.

“Të gjithë partnerët tanë e dinë se sistemi ynë antiajror do të përdoret kundër çdo objektivi që e konsiderojmë si një kërcënim për ushtrine ruse. Dua ta theksoj, kundër çdo objektivi”, tha Putin, duke ju referuar në veçanti Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button