ParlamentarePolitika

KQZ shtyn vendimin për referendumet e kërkuara nga PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për të hënën shqyrtimin e tre kërkesave për referendume të kërkuara nga Partia Demokratike, që lidhen me parkimin nëntokësor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik dhe ndërtimin e kompleksit të lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është diskutuar gjithashtu dhe për ngritjen e strukturës së posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e çdo formulari vetëdeklarimi, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi duke pohuar punën voluminoze për këtë çështje tha se do të kërkojë shtesë në staf.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të jenë të detyruar të depozitojnë formularin e vetedeklarimit deputetët e Kuvendit, kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk janë deputetë, si dhe kryetarët e bashkive apo këshilltarët në këshillat bashkiakë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button