Home / Moda / Si të fiksoni mëngët e gjera?

Si të fiksoni mëngët e gjera?

Ti je një vajzë fashioniste. Dhe e di që të ngresh pak mëngët, të tregon më të hollë dhe më stil, por po atëherë kur mëngët nuk duan të qëndrojnë dhe ti e kalon gjithë ditën duke kërkuar përthyerjen perfekte? Nëse je lodhur duke u marrë vazhdimisht me mëngët, lexo. Kemi një ide.

Të duhen dy lidhëse flokësh prej rrobe dhe bluza jote e gjerë.

Vendos lidhësen mbi fundin e mëngës dhe ngjite deri në pozicionin që dëshiron rreth bërrylit. Pastaj, palos pjesën e mbetur të mëngës nga sipër për të fshehur lidhësën dhe ngece poshtë saj. Përsëriteni edhe në mëngën tjetër.

Kjo mënyrë funksionon sepse një lidhëse flokësh ka aq llastik sa duhet për t’i mbajtur mëngët në pozicion, aty ku i do. Dhe duke qenë që janë lidhëse rrobe dhe jo llastik i zhveshur nuk do të ndalojnë qarkullimin e gjakut. Thjesht do të jenë sekreti yt i vogël nën mëngë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: