Home / Europa / Refugjatët, arrihet marrëveshja BE-Turqi

Refugjatët, arrihet marrëveshja BE-Turqi

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Turqia kanë finalizuar marrëveshjen që parashikon kthimin e mijëra refugjatëve mbrapsht në Turqi, ndërsa Ankarasë i siguron fonde për strehimin e tyre.Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila njoftoi në Twitter se marrëveshja është arritur, ndërsa lideri çek tha se BE dhe Turqia e vulosën paktin e rëndësishëm që duhet të lehtësojë ndjeshëm krizën e emigrantëve.

Mesohet se kryeministri turk Ahmet Davutoglu i ka pranuar kushtet e udhëheqësve europianë pas një serie takimesh dypaleshe dhe bisedimesh teknike.

Në parim, plani ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkese të Komisionerit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.

-Greqia duhet ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.
-Turqia detyrohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët dhe të respektojë Konventën e Gjenevës.
-Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme.
-Rasti i çdo refugjati do të trajtohet në Greqi, por kërkesat për azil edhe mund të refuzohen.

Në këmbim, Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq në fund të qershorit. E megjithate para se kjo të ndodh, Turqisë i duhet të plotësojë 72 kriteret e vendosura nga BE.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është se për çdo emigrant të paligjshëm sirian që do të kthehet në Turqi, BE do të pranojë një tjetër nga kampet turke. Por mbetet e pasqaruar se në çfarë rrugësh do të kalojnë refugjatët sirianë nga Turqia në BE. Deri më tani nuk ka dalë asnjë vend vullnetar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: