Home / Politika / Nesër mblidhet grupi i PS-së, deputetet ‘rebele’ përballë Ramës

Nesër mblidhet grupi i PS-së, deputetet ‘rebele’ përballë Ramës

48001_20Mblidhet nesër në selinë rozë grupi parlamentar i Partisë Socialiste, mbledhje që pritet të shoqërohet me debate të ashpra, për shkak të bojkotit që disa deputetë të majtë u bënë votimeve në parlament të projektligjeve të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, para seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, deputetët do të përballen me kryeministrin Rama dhe qëndrimin e grupit. Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara, me mungesën e tyre në seancë, pikërisht në kohën e votimit të ligjeve, i dërguan një mesazh të qartë presioni kryeministrit Rama.

Projektligji për Këshillimin e Lartë të Drejtësisë dhe tre projektligje të tjera që kërkonin 84 vota u shtynë për në seancën e kësaj jave. Disa prej deputetëve i kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre për performacën e ministrave, për projektligjeve të veçanta, siç janë ligji për policinë e shtetit, ligji për gardën e Republikës dhe reforma për ndarjen e re administrative-territoriale.

Gjithçka do të vendoset në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, nëse këto ligje do të kalojnë në seancën e së enjtes, apo do të shtyhen për sesionin e ri parlamentar që nis punën në shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: