Home / Arte / Teater / Luiza Xhuvani vesh sërish rrobën e Hamletit

Luiza Xhuvani vesh sërish rrobën e Hamletit

“Hamleti” nën regjinë e Enke Fezollarit më 24 deri më 31 mars në skenën e Teatrit Eksperimental

Luiza Xhuvani do të veshë sërish rrobën e Hamletit. Një nga personazhet më të vështira të antikitetit i interpretuar nga një aktore femër Hamleti pas suksesit që pati për publikun në vendin në skenë disa muaj më parë do të rikthehet sërish nga data 24 deri 31 mars në skenën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një Hamlet pa gjini ashtu si regjisori Enke Fezollari e ka konceptuar këtë shfaqje të çon larg në histori duke i folur aktualitetit të sotëm. Hamleti si një humanist i thellë dhe racionalist, vepron si princ i viteve 1600. Është një intelektual, një revolucionar në Danimarkën e kalbur dhe sidomos në një Europë e cila po shembet, një Europë e cila nuk mund të zgjidhë problemet e saj, njerëzit janë duke u mbytur në Mesdhe, luftërat ekonomike… Kështu dhe Hamleti, jeton në Danimarkë, e cila është e etur për luftë dhe pushteti është duke kryer krime. Një Hamlet i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota të ndryshojë për të. Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit … ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”. Historia tragjike e Princit Hamlet, është ngjitja e tij në majat më të larta hermetike dhe të pakalueshme për të nxjerrë një dritë verbuese të përjetshme dhe ne jemi të dënuar brenda hijes së tij, të përshkruajmë formën e tij. Nën përkthimin e Fan Nolit kjo vepër erdhi nën një konceptim ndryshe nga regjisori Fezollari duke e vendosur një aktore karriere si: Luiza Xhuvani përkrah aktorëve të rinj si Andi Begolli, Endri Çela, Julinda Emiri, Anderson Gurra, Ina Gjoni, Laura Nezha, Ermir Jonka, Ilia Kaçi, Kristian Koroveshi, Ina Morinaj dhe Xhino Musollari. “Një Hamlet, i cili nuk do të ndryshojë për botën, por bota do të ndryshojë për të. Një shoqëri ku vlerat e dashurisë janë si hipodromi apo si bursa. Me politikanë oportunistë, ku jetët njerëzore nuk janë veçse një parametër i luftës së tyre për pushtet. Ky është ferri që jeton Hamleti. Hamleti, njeriu i parë bashkëkohor, me ide dhe vlera. Kundër pushtetit të Klaudit dhe Polonit… ecën në shoqërinë e kalbur të “Danimarkës”, do të shprehej regjisori Fezollari për konceptin skenik të veprës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: